Sakrifikohet Lukaku, Junajtid tenton dy yjet e Serisë A

E ardhmja e Romeo Lukakut është larg “Teatrit të Ëndrrave” dhe Mançester Junajtid po punon për të gjetur zëvendësuesin e belgut. Dy janë dëshirat e “Djajve të Kuq” për repartin ofensiv: Mauro Ikardi dhe Paulo Dibala.

Siç raporton “Daily Express”, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur tratativat me Interin dhe Juventusin. Sipas klubeve italiane, lojtarët nuk janë të pashitshëm. Junajtid po tenton të përfshijë Lukakun në tratativa, me këtë të fundit që ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u bashkuar me bardhezinjtë nga Torino e për të luajtur në një ekip me Kristiano Ronaldon.

Për të dy lojtarët argjentinas janë të mëdha mundësitë për t’u larguar në fund të sezonit nga ekipet respektive. Gjendja e Ikardit është më serioze, pasi problemet me Interin janë të mëdha dhe pajtimi është shumë larg.

Më ndryshe gjendja e Dibala, por dhe për të nuk përjashtohet largimi nga Torino në fund të sezonit, për shkak të minutave të pakta që po merr nga Alegri.

Junajtid është gati të përfitojë nga situata dhe t’i dhurojë trajnerit Solskjaer një përforcim cilësor për repartin ofensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online