Dhrami: Oriku nuk është surprizë, kemi merituar gjithçka

Sulmuesi kryesor i Orikut, Arbër Dhrami, për 6 golat që ka shënuar në 17 javët e luajtura në Kategorinë e Parë, deklaron se më shumë rëndësi ka që i kanë shërbyer ekipit. Për SportEkspres.com, ai thekson se Bashkia po u jep mbështetje të fuqishme në financa dhe në treguesit e tjerë.

Korrektesa e serioziteti i saj kanë qenë edhe motiv për ecurinë në këtë sezon. Gjithashtu Dhrami premton edhe gola të tjerë gjatë fazës së tretë, duke synuar “Këpucën e Artë”. Sulmuesi vlonjat është një nga lojtarët kryesorë të Orikut.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Me 6 gola të shënuar në 17 ndeshje, ndjeheni i plotësuar si golashënues?
-Deri tani mendoj se kam bërë më të mirën në shërbim të skuadrës. Nga ky fakt ndjehem i plotësuar. Gjithsesi ka edhe 11 javë të tjera për t’u luajtur e mendoj se do më krijohet mundësia të shënoj gola të tjerë, gjithmonë në shërbim të ekipit.

Orikumi e siguroi renditjen në pesë skuadrat e para të Grupit B një javë para mbylljes së fazës së dytë. Surprizë, apo e merituar?
-Ndoshta skuadrat e tjera na kanë menduar si debutuese dhe nuk prisnin që ne të kishim këtë renditje. Duke ju referuar ecurisë së Orikumit në 17 javë, mendoj se e kemi merituar plotësisht këtë renditje. Është sukses për ne.

Cili ka qenë synimi i Orikumit në këtë debutim në Kategorinë e Parë?
-Ju deklaroj me qinqeritet se objektivi ynë i parë ka qenë që pas dy fazave të para të renditeshim në grupin që lufton ngjitjen në Kategorinë Superiore. Këtë e arritëm, por jemi të pakënaqur. Duhet të kishim më shumë pikë.

Ka patur skuadra juaj mbështetje financiare në këtë ecuri të këtij sezoni në Kategorinë e Parë?
-Këtu në Orikum, Bashkia jep mbështetje të fuqishme në financa dhe në treguesit e tjerë. Korrektesa e serioziteti i saj kanë qenë edhe motiv për ecurinë tonë. Besoj se kështu do vazhdojmë deri në mbyllje të këtij sezoni kaq të vështirë, por i bukur për ne.

Si do të vazhdojë Orikumi gjatë garës në fazën e tretë?
-Duke qenë se luajmë edhe ndeshjen e fundit të fazës së dytë, mendoj se fokusi atje duhet të jetë. Ndeshemi me Bylisin kryesues. Gjithsesi, Orikumi edhe në fazën e tretë do të zhvillojë një garë të ndershme e fair-play. Çdo mundësi është e hapur.

Do ta synoni trofeun e golashëshënuesit në Kategorinë e Parë?
-Pse të mos e synoj?! Diferenca nuk është e madhe me ata që kryesojnë listën e golashënuesve. Unë kam vite që renditem ndër shënuesit më të mirë në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online