Një ndër futbollistët ikonë të Bajernit të Mynihut është padyshim Bastian Shvajnstajger. Ish-mesfushori i bavarezëve, kaloi plot 13 vite në Mynih, përpara se të kalontë në Angli te Mançester Junajtid në vitin 2015.
Tashmë, gjermani luan në MLS me ekipin e Çikagos dhe ende nuk e ka mbyllur me futbollin. Gjithsesi, në momentin që do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, duket se Karl Hajnc Rumenige, i ka rezervuar një vend në bordin drejtues të Bajernit.
Këtë gjë Rumenige e ka thënë së fundmi për mediat gjermane, ku ka shprehur dëshirën e tij për ta parë Bastianin në rolin e një drejtuesi të ekipit bavarez. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë mendon për Shvajnstajger për këtë ide, edhe pse për klubin që dashuron, zor se mund ta refuzojë.