Marota: Tiki-Taka nuk bën për mua, boll më pyetët për Ikardin!

Drejtori i Interit, Bepe Marota ka folur për mediat italiane sot, ku nuk i kanë munguar pyetjet në lidhje me sulmuesin argjentinas, Mauro Ikardi. Marota tha se nuk duhet të flitet më për ish-kapitenin e Interit, si dhe pati edhe një koment për emisionin e gruas-agjente të Ikardit, Uanda Nara.

“Tiki-Taka? Nuk bën për mua”, tha fillimisht Marota referuar emisionit të Uanda Narës. “Tani është shumë vonë të flasim për Ikardin. Ne ngrihemi në orën 7 të mëngjesit për punë dhe nuk kam nerva për këto pyetje. Kështu që boll më”, përfundoi Marota.

Interi dhe Ikardi duket se nuk do të bashkohen sërish, pavarësisht se ka pasur një takim miqësor mes përfaqësuesve të klubit zikaltër dhe gruas-agjente të Ikardit, Uanda Nara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online