Rubin Hebaj i pafat, Gega përgatit “artilerinë” për Kukësin

Rubin Hebaj në gjysmën e dytë të sezonit është penalizuar nga dëmtimet dhe në seancën e djeshme stërvitore nuk ka punuar me grupin, por ka qenë si spektator. Shkodrani i sulmit ka një dëmtim dhe pas kontrolleve mjekësore mësohet se do të duhet të qëndrojë për dy muaj larg fushave të blerta.

Praktikisht sezoni për Hebajn ka përfunduar dhe pritet që së shpejti të kthehet te Domzhale, klub nga ku Partizani e ka marrë në huazim. Sulmuesi shënoi gjatë kampionatit vetëm 4 gola, dygolësha ndaj Tiranës dhe Flamurtarit.

Ndërkohë, sipas RTSH Sport, trajneri Skënder Gega do të ketë të gatshëm për ndeshjen me Kukësin edhe lojtarët që janë ftuar në kombëtare. Kështu, Esat Mala, Lorenc Trashi dhe Alban Hoxha do të jenë në fushë kundër verilindorëve.

Thuhet se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Bruno Telushin, i cili do të duhet të shlyejë pezullimin e mbetur në gjobë. Pas sfidës me Laçin ai u pezullua me katër ndeshje dhe deri më tani ka shlyer tre prej tyre. Që të aktivizohet kundër Kukësit mjafton të depozitojë në FSHF gjobën prej 1 milion lekësh, sikurse edhe e parashikon rregullorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online