Rrëfehet Zidan: Çelësi i suksesit dhe arsyet e humbjes ndaj Juventusit në Bernabeu

Zinedin Zidan ka thyer heshtjen e tij disa mujore në një intervistë për “uefa.com”. Ish-trajneri i Real Madrid i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me filozofinë e tij si trajner, rrugëtimin drejt trofeut të Champions-it dhe shumë të tjera.

ÇELËSI I SUKSESIT ? – “Besimi i palëkundur te filozofia ime e futbollit dhe përçimi i kësaj filozofie te lojtarët e mi, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë”

HUMBJA NDAJ JUVENTUSIT – “ Ndodhi për shkak se kujtuam se gjithçka kishte mbaruar pas ndeshjes së parë. Kjo është e bukura e futbollit, edhe në nivelet më të larta. Duhet që gjithmonë të jesh i përqendruar në maksimum te plani i lojës, pavarësisht avantazhit që mund të kesh para takimit”.

BENZEMA? – “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, i cili na ndihmonte të mbanim ekuilibrin gjatë fazave sulmuese. Një ndër ato futbollistë që punon vetëm skuadrën, duke ndihmuar shokët e ekipit në të gjithë aksionet tona”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online