Rrëfehet Konte: Zgjodha Interin për një arsye, kam recetën e suksesit!

Antonio Konte është gati të nisë aventurën me ekipin e Interit. Plot adrenalinë si gjithmonë, trajneri leçez prek disa tema gjatë prononcimit të tij për “BBC”. Ai tregon recetën e tij që përbëhet nga dy gjëra thelbësore dhe synon të rikthejë zikaltrit te trofetë.

Interesimit për Lukakun i shmanget, ndërsa për Ikardin nuk ka vendosur ende. Më pas Çelsi. Konte flet për aventurën londineze dhe zgjedh lojtarin më të mirë që stërviti te “Blutë e Londrës”. Në fund finalja e Champions Ligës.

Trajneri i Interit do të udhëtojë drejt Madridit për ta ndjekur nga afër derbin anglez. Shpreson të shohë një betejë plot ritëm dhe mendon se do fitojë… Liverpuli.

INTERI – “Bisedova me një klub të madh me një histori të madhe. Interi ka të njëjta ambicie me mua në këtë moment. Duam të fitojmë dhe të arrimë gjëra të rëndësishme. Ky është shkaku pse vendosa të vij këtu. Mendoj se është një sfidë e re dhe një kapitull i ri i jetës time. Kam fituar tituj me Juventusin në të kaluarën, dua të bëj të njëjtën gjë me Interin. Duhet të kemi respekt për historinë e klubit dhe ta dërgojmë Interin aty ku e meriton.”

RECETA KONTE – “Është e thjeshtë dhe përbëhet prej dy fjalësh: shumë punë dhe ambicie.”

LUKAKU – “E kam të vështirë të flas për të. Kemi një plan për të përforcuar skuadrën. Rëndësi ka të tregohemi ambiciozë për të zvogëluar diferencat me të tjerët. Për merkaton duhet të pyesni drejtorin sportiv.”

IKARDI – “Të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të marrim vendimin më të mirë bashkë me klubin. Nuk kam folur akoma me Mauron, tani po ‘zhytem’ në aventurën e re që më pret.”

ÇELSI – “Jam i kënaqur me eksperiencën time në Angli. E gjeta ekipin në vendin e dhjetë kur mora drejtimin. Fitova titullin vitin e parë dhe luajtëm finalen e FA Cup, të cilën e fituam sezonin e dytë. Është shumë e vështirë të fitosh trofe në Angli.

Lojtari më i mirë te Çelsi? Kishte shumë të tillë. Më pëlqen të zgjedh Kante, sepse është një lojtar special, i cili nuk rresht kurrë së buzëqeshuri. N’golo është fantastik dhe i besueshëm. I dërgoj urimet më të mira.”

FINALJA E CHAMPIONS – “Do ta ndjek ndeshjen në stadium. Shoh një ndeshje të ekuilibruar nga dy skuadra të mëdha. Shpresoj të shoh një ndeshje emocionuese dhe me intensitet. Favorit? Mendoj se Liverpuli.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online