Pesë lojtarët që pëlqen t’i shohë në aksion, Ronaldo “përjashton” Ronaldon

0

Ronaldo Fenomeni vazhdon të cilësohet nga shumë tifozë si futbollisti më i kompletuar i historisë së futbollit. Shijet janë relative, por braziliani ishte diçka pothuajse e pabesueshme. Dëmtimet e shumta ndikuan që të humbiste disa vite karrierë, por ai mbetet ndër mbretërit e lojës me top.

Në një prononcim për AS, Ronaldo i vërtetë zgjedh 5 lojtarët që pëlqen më shumë t’i shohë në aksion. Në krye qëndron Leo Mesi, ndërsa Kristiano Ronaldo nuk është fare në listë. Në fund Kilian Mbape. Braziliani e adhuron francezin, por krahasimet nuk i pëlqejnë. Nuk i kanë pëlqyer kurrë, sidomos ato mes lojtarëve të epokave të ndryshme.

Mesi është numri një, pa asnjë dyshim. Leo është një talent dhe do na duhen 20-30 vite për të parë një lojtar të ngjashëm si ai. Pëlqej gjithashtu Salah, Hazard, Nejmar (zbavitem kur e shoh duke luajtur) dhe padyshim Kilian Mbape.

Kilian është shumë i shpejtë, di të finalizojë, gjuan shkëlqyeshëm me të dyja këmbët dhe ka një marsh përmirësimi befasues. Kemi gjëra të përbashkëta, por si kam pëlqyer kurrë krahasimet mes lojtarëve, sidomos mes lojtarëve të epokave të ndryshme“, përfundon ish-sulmuesi brazilian.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.