Tomislav Bushiç ka shënuar deri më tani 40 gola në 141 ndeshje Kategorinë Superiore. Sulmuesi kroat shkeli për herë të parë në Shqipëri në verën e vitit 2013, kur u bë pjesë e Vllaznisë. Që prej atëherë 33-vjeçari ka veshur dhe tri fanella të tjera në vendin tonë, konkretisht atë të Tiranës, Flamurtarit dhe së fundmi Teutës. Në një intervistë për “Supersport”, Bushiç prek të kaluarën e tij në Shqipëri, duke folur hapur mbi sukseset, por edhe problemet që ka hasur në vendin tonë.
“Jam një person familjar. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, një djalë e një vajzë që jetojnë Kroaci. Kam qenë pjesë e akademisë së Hajdukut të Splitit për pesë vite, më pas luajta me ekipin e parë, ku fitova një kampionat në Kroaci. Në një sezon isha golashënuesi më i mirë i skuadrës, por kalova një moment të keq ku pësova shumë dëmtime. Kur erdha në Shqipëri, nuk disa asnjë gjë për këtë vend. Tani jam si një shqiptar (qesh)”.
TIRANA – “Tirana është klub i madh, më i madhi në Shqipëri. Edhe atje kisha probleme me pagesat dhe probleme me presionin nga tifozët. Presioni atje është më i madh, por kryesorja ishte problemi i pagave që ndikoi te loja e keqe”.
FLAMURTARI DHE VLORA – “Jam kënaqur me kohën që kam luajtur në Vlorë. Atje kam shumë shokë. Kam respekt për të gjithë qytetin e tifozët. Për mua Vlora është një ndër qytet më të bukura në Shqipëri. I uroj tifozëve që ekipi të rikthehet te trofetë”.
PROBLEMET – “Ekipi pretendent për tituj kërkon profesionalizëm në çdo aspekt. Duhet profesionalizëm në pagesa. Kur lojtarët paguhen në kohë, të gjitha funksionojnë. Dallohet te Teuta, këtu të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe po luftojmë për Europën dhe Kupën”.
MUNGESA E GOLIT – “Për çdo sulmues është i rëndësishëm golin, por unë jam lojtarë eksperiencë dhe e di se nëse vazhdoj të luaj mirë për ekipin e të jap asiste edhe goli do të vijë. Tani në ndeshjen e Kupës kundër Kukësit do të kërkoj të shënoj golin e parë”.
FUTBOLLI NË KROACI DHE SHQIPËRI – “Në Shqipëri është një futboll më agresiv, me më pak qarkullim topi”.
MBROJTËSI DHE SULMUESI MË I MIRË ? – “Radas (qesh). Ka shumë mbrojtës të mirë, si Jashanica e Osmani. Sulmuesi më i mirë? Pero Pejiç normalisht. Ai është lojtari i huaj me më shumë gola në Shqipëri. Daniel Xhafaj ka qenë gjithashtu një sulmues i mirë. Edhe Ekuban i Partizanit ishte super”.