U godit me grusht nga tifozi, Grilish: Dita më e lumtur për mua!

Ylli i Aston Vilës, Xhek Grilish u godit me grusht nga një tifoz i Birmingamit në minutën e 9’ të sfidës, duke u rrëzuar në tokë. Shumë lojtarë të tjerë nuk do ta linin këtë incident të kalonte me kaq, por Grilish po…

 

Takimi vijoi i qetë dhe sikur ky episod të mos kishte ndodhur kurrë. Shumë tifozë të Birmingamit e qeshën gjatë gjithë takimit numrin 10 të Aston Vilës, por ai që qeshi i fundit ishte vetë Grilish, pasi shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë derbi.

Pas ndeshjes, për “Sky Sport”, Grilish tha: “Kjo është dita më e lumtur për mua. Jam rikthyer nga dëmtimi dhe kam bërë dy ndeshje të mira. Nuk dua të flas për atë episod, por për faktin që ndihmova skuadrën time të marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Shpresoj të ecim kështu dhe të arrijmë sa më parë Premier Ligën”, tha ylli i Aston Vilës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online