Milan pësoi ditën e sotme një tjetër humbje, ku pas derbit të së dielës ndaj Inter, ishte Betis, që triumfoi në “San Siro” me shifrat 1-2. Një humbje që konfirmon momentin jo të mirë, që të besuarit e Gatuzos po kalojnë. Pas sfidës së sotme, ka qenë kapiteni i kuqezinjve Alesio Romanjoli, i cili ka folur për mediat, teksa është shfaqur i dëshpëruar për humbjen.
“Ne i dhuruam 75 minuta kundërshtarit, pasi luajtëm me të vërtetë shumë keq dhe duhet të kishim bërë më shumë. Duhet ta lëmë pas tani sfidës e së dielës dhe sfidën e sotme. Është një periudhë, ku gjërat nuk po na shkojnë siç duam ne. Duhet të punojmë akoma më shumë”, përfundoi fjalët e tij kapiteni i Milanit.
“Djalli” do të provojë të bëjë kthesën në fundjavë, ku do të presë sërish në “San Siro” Sampdorian. Gjithashtu pozitat e teknikut Xhenaro Gatuzo, tashmë duken mjaft në dyshim, pasi dhe loja e shprehur në këto dy ndeshjet e fundit ka lënë për të dëshiruar.