Roma vetëm shet, Zeniti i merr dy lojtarë

Mungon vetëm zyrtarizimi, por ai është çështje ditësh: pas Mohamed Salah te Liverpuli, Roma ka shitur orët e fundit edhe dy lojtarë të rëndësishëm, Manolas e Paredes.

Klubi që i ka blerë është Zeniti, që ka mbyllur marrëveshjen për 45 milionë euro, plus disa milionë euro bonuse.

Mbrojtësi grek është një nga yjet e sezonit të fundit në Serinë A dhe kërkohej nga shumë klube, ndërsa Paredes konsiderohet një mesfushor me të ardhme të shkëlqyer, ndaj kishte oferta pa fund prej verës së shkuar.

Tani të dy janë bindur nga milionat e Zenitit dhe nga fakti se aty trajner është Roberto Mançini.

Roma arkëton rreth 100 milionë në pak ditë, me shitjet e Salah dhe dy lojtarëve të mësipërm, por duhet të blejë urgjentisht, sepse tifozeria verdhekuqe është në prag revolte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online