Surpriza Osmanollaj, nga Tërbuni te Lokomotiv Plovdivi

0

Mund të luash në vendet e fundit në Kategorinë e Parë shqiptare, por të kesh talent të madh. Fatkeqësisht, klubet e Superiores nuk e eksplorojnë futbollin e Kategorisë së Parë dhe vetëm Luftëtari duket se e ka nën vëzhgim.

Ndërkaq, nuk mund të mos bëjë bujë lajmi i kalimit të mesfushorit Granit Osmanollaj nga Tërbuni te Lokomotiv Plovdiv, klub me emër në Bullgari, ku e mbylli në vendin e pestë sezonin e fundit.

Osmanollaj zhvilloi një sezon mjaft të mirë te Tërbuni, që mbijetoi mes 1000 hallesh, duke realizuar një mrekulli të vogël.

Me sa duket, 20-vjeçari nga Prizreni nuk ka kaluar pa rënë në sy dhe tani i ka ardhur ftesa nga Plovdivi.

Osmanollaj është bashkuar tashmë me Lokomotivën, që do ta vëzhgojë për disa ditë, para se të vendosë a do ta mbajë në sezonin e ri, apo do të gjejë ndonjë skuadër për ta lënë një vit në huazim, për t’u ambientuar me futbollin bullgar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.