Roma sfidon Interin dhe Juven për talentin portugez

Rafael Leao është talenti portugez i radhës që ka shpërthyer në këtë periudhë të artë për futbollin luzitan. Juventus, Inter, Napoli dhe së fundmi Roma kërkojnë me ngulm shërbimet e djaloshit. Leao aktivizohet si sulmues qendre, por edhe në krahun e majtë.
Interi e sheh atë si alternativë në rast të dështimit të blerjes së Lukakut, që me shumë mundësi nuk do arrihet të përmbyllet. Megjithatë, është Roma që futet fuqishëm në garë për 20-vjeçarin. Klubi verdhekuq do i mundësonte më shumë minuta në këmbë të riut.

Vlera e tij në merkato është rreth 15 milionë euro me Lilen që do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e tij. Presidenti i klubit francez ka pohuar se do e shesë talentin dhe do vendosë me lojtarin mes gjithë ofertave që kanë ardhur në drejtim të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online