Jo vetëm portier i zoti, Ederson dopietë në miqësore

0

Në fillimet e Tiki-Takas, Pep Guardiola i pati thënë Viktor Valdesit se aksionindo e niste ai. Mbrojtësit e qendrës do hapeshin në krah dhe portieri do të kishte dy pika pasimi për të nisur sulmin. Kjo ide e spanjollit te Barcelona, do të shënonte fillimin e një epoke të re për potierët.

Tashmë ata nuk duhet të mjaftohen me pritjet. Pasimet dhe saktësia me këmbë është po aq e rëndësishme. Manuel Nojer, Ter Shtegen dhe Ederson janë tre përfaqvsuesit më të mirë të momentit, që i bëjnë mirë të dyja. Do ndalemi pak te Ederson.
Portieri brazilian po shijon pushimet dhe së fundmi ka organizuar një ndeshje bamirësie në vendlindjen e tij. Ndryshe nga ç’e shohim gjithmonë, këtë herë ai nuk ishte mes katërkëndëshit. 25-vjeçari luajti si sulmues.

Ashtu siç e ka treguar te klubi i tij, Ederson tregoi një nivel mjaft të mirë me topin në këmbë. Madje rezultoi më i suksesshëm se mendohej, duke shënuar dy gola në fitoren 5-4 të ekipit të tij.

“Kur isha fëmijë luaja si qendërmbrojtës. Kisha problem me shpejtësinë dhe i kërkova trajnerit të ndërroj pozicion. Rashë në dashuri me portën dhe nuk iu ndava”, deklaroi Ederson për mediet braziliane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.