Rinovimi i Ikardit dhe çështja Spaleti: Zaneti qartëson gjithçka

0

Një ndër temat kryesore që përflitet në ambjentet e Interit këto kohë ka qenë pikërisht rinovimi i kapitenit, Mauro Ikardi. Argjentinasi aktualisht ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh, deri në dy javët e para të muajit korrik. Klubi zikaltër kërkon që ta heqë këtë klauzolë, ose ta rrisë, por momentalisht nuk ka pasur asgjë konkrete mes palëve.

Lidhur me këtë çështje foli legjenda interiste, Havier Zaneti, i cili ka dhe një rol drejtuesi në klub. Ish-kapiteni, pranoi se Ikardi është mjaft i lumtur tek Interi dhe se rinovimi do të vijë herët apo vonë. Gjithashtu Zaneti foli për trajnerin Luçiano Spaleti, pozitat e të cilit janë vënë në pikëpyetje pas eleminimit nga Champions.

IKARDI – “Mauro është shumë i lumtur tek Inter, po ashtu dhe ne jemi me të. Rinovimi do të vijë në kohën e duhur, pasi të gjithë po e presim. Është shumë i rëndësishëm për ne, si brenda edhe jashtë fushe. Është kapiteni ynë edhe pika jonë e referimit”.

SPALETI – “Nuk e vlerësojmë punën e tij nga një humbje apo një fitore, është një trajner i mirë dhe një profesionist i jashtëzakonshëm, i cili vendos të gjithë pasionin e tij në punë. Jemi të lumtur me të dhe do të bëjmë një analizë në fund të sezonit. Ai ka nevojë të punojë i qetë. Objektivi ynë është që të jemi në çdo kompeticion protagonistë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.