Çudira ballkanase, nga futbollist në… këngëtar dasmash

0

Një histori mjaft e çuditshme vjen nga futbolli rumun. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin Kosmin Birlan, i cili dy vite më parë ishte vendosi të varte këpucët në gozhdë dhe të siguronte jetesën si një këngëtar dasmash.

Lojtari i cili në në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të Pandiurit dhe Kraiovës  në divizionin e parë rumun, rrëfen se lidhjet që ka krijuar në periudhën si futbollist e kanë ndihmuar shumë në karrierën e tij të re. Një pjesë e madhe e dasmave dhe eventeve ku Kosmin këndon janë të ish-kolegëve të tij.

“Gjithmonë kam pasur talent në të kënduar. Shokët e skuadrës më tallnin shpesh për këtë gjë, por pasi lashë futbollin fillova ta mendoj seriozisht një të ardhme si këngëtar dasmash. Tani e them pa problem se nuk jam i penduar që e lashë futbolli”, tha 23-vjeçari në një intervistë për një gazetë rumune.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.