Frenk Riberi vazhdon të mbetet një emër që ndjell interes në rangun e ekipeve elitarë evropianë edhe pse francezi ka 36 vite mbi shpinë. Së fundmi “L’Equipe” raporton se ish-sulmuesi i Bajernit ka refuzuar një ofertë nga klubi i Monakos.
Trajneri Leonardo Zhardim njihet si ata trajnerë që vlerëson shumë eksperiencën dhe Riberi do ishte lojtari perfekt për të udhëzuar të rinjtë e shumtë që ka nën kontratë klubi nga Principata, por në fund francezi ka refuzuar ofertën e bërë.
Interes për Riberi ka dhe nga kampionati amerikan dhe ai australian, por francezi tregoi gjatë sezonit të kaluar se zotëron ende cilësitë për të bërë diferencën në një kampionat elitar.