Riberi drejt Australisë, Bajerni gjen pasuesin në Francë

Frank Riberi kreu një ndeshje fantastike ndaj Volfsburgut, ku edhe pse u fut si rezervë asistoi tri herë për shokët e tij. Gjithsesi, në më pak se një muaj francezi do të mbushë 36 vjeç dhe është bërë  e qartë që ai nuk është më në planet e Bajernit.

E ardhmja e Riberisë duket se do të jetë kampionati australian, ku klube të ndryshme po kërkojnë shërbimet e sulmuesit të krahut, duke i ofruar atij shifra marramendëse.

Ndërkohë, te Bajerni u duhet të gjejnë një zëvendësues për francezin. Së fundimi të gjithë zërat të çojnë te skuadra e Lilës, ku talenti Nikolas Pele është kthyer në një shënjestër për shumë klube elitare.

Presidenti i Lilës, Gerard Lopez, tha pak ditë më parë se ai nuk ka ndërmend ta lëshojë 23-vjeçarin pa 50 milionë euro. Megjithatë, në Mynih janë të bindur se drejtuesi i skuadrës franceze mund të bindet dhe me një ofertë më të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online