Rekordi fantastik: Atalanta “mbretëresha”, sipër Zapatës vetëm Mesi!

0

Xhan Piero Gasperini ka formuar një ekip fantastik tek Atalanta. Dy sezonet e fundit u mbyllën me kualifikimin në Ligën e Europës, ndërsa sivjet ëndërrohet Champions Liga. Fitorja e fundit ka dërguar skuadrën ku aktivizohen Etrit Berisha me Berat Gjimshitin në vendin e gjashtë me 48 pikë, tre më pak se Milani i vendit të katërt dhe pesë më pak se Interi i vendit të tretë.

Fitorja e djeshme në transfertë përballë Parmës me rezultatin 1-3 ka thyer një rekord. Goli i Pashaliç dhe dygolëshi i Zapatës kanë ngjitur Atalantën në kuotën e 60 golave të shënuar në kampionat, duke ndarë vendin e parë me kryesuesit e Juves.

Por jo vetëm, Atalanta ka sulmin më të mirë në ndeshjet jashtë fushe në Serie A dhe në 5 kampionatet kryesore të Europës. Papu Gomez me shokë kanë festuar 35 herë jashtë Bergamos dhe pas tyre renditen bardhezinjtë e Alegrit me 27 gola të shënuar.

Gjimshiti, Zapata, Pashaliç

Ekipi i Gasperinit kryeson edhe në Europë. Me 35 gola të shënuar në 15 ndeshje, Atalanta lë mbrapa Bajernin e Mynihut, PSG, Totenhemin, Liverpulin, dy ekipet e Mançesterit, Barcelonën dhe Realin.

Aktori kryesor i kësaj ecurie është Duvan Zapata. Djali nga Kali po zhvillon sezonin më të mirë personal dhe kundër Parmës shënoi dy herë, duke u ngjitur në kuotën e 24 golave në 38 ndeshje sezonale. Nga muaji dhjetor e deri tani, Zapata ka shënuar 21 gola. Më mirë se ai gjatë kësaj periudhe ka bërë vetëm i madhi Leo Mesi me 24 gola (41 në total në 38 ndeshje gjatë këtij sezoni).

28-vjeçari i Atalantës feston sot ditën e lindjes dhe është në garë për të fituar edhe titullin e golashënuesit në Serie A. Në krye qëndron Fabio Kualjarela me 21 gola, i ndjekur nga Zapata, Kristof Piatek dhe Kristiano Ronaldo me nga 19 gola.

Renditja e ekipeve me numrin më të madh të golave të shënuar në transfertë

Atalanta – 35 gola në 15 ndeshje
Bajerni i Mynihut – 34 gola në 14 ndeshje
PSG – 34 gola në 14 ndeshje
Barcelona – 31 gola në 14 ndeshje
Totenhemi – 33 gola në 17 ndeshje
Mançester Siti – 28 gola në 15 ndeshje
Mançester Junajtid – 30 gola në 16 ndeshje
Liverpuli – 26 gola në 16 ndeshje
Reali i Madridit – 28 gola në 14 ndeshje
Juventusi – 27 gola në 14 ndeshje

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.