Dëmtim në momentin e gabuar, mbrojtësi i Dortmundit mbyll sezonin

Të shtunën do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e sezonit në kampionatin gjerman. Bajerni do të presë në “Allianz Arena” Borusian e Dortmundit në një sfidë titulli.

Verdhezinjtë vijnë si kryesues me dy pikë më shumë se ekipi bavarez. Dortmundi ka marrë një lajm të keq përpara kësaj ndeshje. Ashraf Hakimi, i cili aktivizohet në të dy krahët e mbrojtjes, ka thyer këmbën.

20-vjeçari u dëmtua në fitoren shtëpiake kundër Volfsburgut dhe i ka dhënë fund sezonit. Vetë klubi gjerman ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale. Hakimi u fut në fushën e lojës në minutën e 49-të në vend të Diallos (ky i fundit pati probleme muskulore).

Vetëm 25 minuta qëndroi në fushë marokeni, i cili u detyrua t’i linte postin danezit Brun Larsen. Një dëmtim që nuk duhej aspak, pasi Dortmundi ka nevojë për të gjithë lojtarët për të fituar garën me Bajernin dhe për të siguruar fitimin e titullit kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online