Magjia e futbollit anglez: 85 mijë tifozë në Wembley për një finale të kategorisë së tretë!

EFL Trophy, ose për arsye sponsorizimi Checkatrade Trophy, është një kupë e rezervuar vetëm për klubet e Ligës 1 dhe Ligës 2 në Angli, pra klubet e kategorive 3 dhe 4, që përballen mes tyre me sistem eliminimi dhe finalen e luajnë në madhështorin Wembley.

Në finalen e këtij viti shkuan Portsmuthi dhe Sandërlendi, dy klube me histori e me tifozeri të jashtëzakonshme, që e kanë vendin në Premier Ligë.

Për këtë arsye, interesimi për finalen e djeshme ishte i jashtëzakonshëm dhe në Wembley ishin 85 mijë tifozë të pranishëm, me 40 mijë bileta të rezervuara për secilin klub.

Portsmuthi arriti ta fitonte trofeun pas 11-metërshave, sepse 90 minutat përfunduan në barazim 1-1 dhe pas 120 minutave rezultati ishte 2-2.

Portsmuthi i shënoi 5 penalltitë e veta, ndërsa Sandërlendi humbi një 11-metërsh, duke bërë që stadiumi kombëtar të ndizej nga festa e tifozerisë së Portsmuthit.

Një ndeshje fantastike, një atmosferë e mrekullueshme, që krijohet gjithnjë kur ka finale në Wembley!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online