Realizoi 400 gola në La Liga, Mesi: Jam ende i uritur!

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi prej më shumë se dy dekadash po mahnit botën e futbollit me paraqitjet e tij. Fenomeni argjentinas ka thyer rekord pas rekordi dhe duket se me largimin e Kristiano Ronaldos, La Liga i përket vetëm atij.

“Pleshti” ka realizuar 400 gola në kampionatin spanjoll, por në fjalën e tij për “Mundo Deportivo”, ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe se është ende i uritur për të shënuar dhe për të qenë i dobishëm për katalanasit.

Në fjalën e tij, 31-vjeçari u shpreh: “Jam krenar që kam arritur 400 gola dhe jam i bindur se do të shënoj edhe më shumë. Nuk fokusohem shumë te rekordet dhe statistikat personale, por shijoj çdo ditë që jam pranë futbollit.

Nuk shikoj vetëm golat, por e shikoj çdo ndeshje si një sfidë dhe dua të përmirësohem edhe më shumë. Mundohem të ndihmoj, me gola, me asiste, por edhe me krijimin e aksioneve. Është e qartë se pa ndihmën e shokëve të skuadrës, nuk do kisha arritur këtë shifër”,- përfundoi me modesti Mesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online