Ramsei te Juventus e kryer, zbulohen detajet e transferimit

0

Mesfushori i Arsenalit, Aron Ramsei është lojtar i Juventusit. Sipas “Sky Sport Italia”, 27-vjeçari dhe agjenti i tij janë takuar me përfaqësues të Juventusit në Madrid, aty ku edhe kanë arritur akordin për transferimin.

Ylli i “Topçinjve” do t’i bashkohet bardhezinjve me datë 1 qershor, me parametra zero. Mesfushori do të përfitojë plot 8 milionë euro në sezon dhe analistët në Itali janë të bindur edhe për largimin e Kedirës, që do t’i bëjë vend uellsianit.

Ramsei ka qenë një nga lojtarët më të mirë në dekadën e fundit te skuadra londineze e Arsenalit dhe do të jetë padiskutim një “armë” e shtuar në arsenalin e teknikut Alegri, i cili është një admirues i lojës së mesfushorit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.