Dejan Lovren nuk përtoi të “sulmonte” para disa ditësh Sergio Ramosin për faullet e kryera në finalen e Champions-it, kundër Salah dhe portierit Karius. I pari u detyra të linte ndeshjen, ndërsa të dytit goditja i la pasoja në kokë, duke gabuar në dy nga tre golat e Realit.
Kroati i Liverpulit e cilësoi Ramosin si një mbrojtës, i cili gabon pafund, por askush nuk ia vë re, ndërsa ai zgjodhi francezin Varan si më të mirë se Ramos. Ky i fundit ka reaguar dhe e ka bërë para sfidës së sotme për Ligën e Kombeve, Kroaci-Spanjë.
“Ka njerëz që nga dëshpërimi të kritikojnë dhe ofendojnë, por unë nuk e bëj diçka të tillë. Koha vendos gjithçka në vendin e vet në fund. Do të ishte e përshtatshme, që këto njerëz të ndërtonin reputacionin dhe emrin e tyre pa patur nevojë të flasin për mua. Çdokush ka mendimin e tij, kam patur trajnerë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por të gjithë kanë thënë fjalë të mira për mua. Gjithmonë kam sakrifikuar, jam gjithmonë i pari, i cili hidhet në baltë dhe që jap gjithçka. Pastaj, çdokush mund të thotë atë që dëshiron”, përfundon mbrojtësi i Realit të Madridit.