Intervista e Ivan Rakitiç me gazetën kroate “Novi List” ka shkaktuar jo pak polemika në Barcelonë. Arsyeja është sepse mesfushori kroat deklaroi se me largimin e Kristiano Ronaldos, shoku i tij Luka Modriç është lojtari më i mirë në kampionatin spanjoll.
“Modiç ka pasur një sezon fantastik. Tani ai është numri 1 në kampionatin spanjoll dhe ne kroatëve duhet të na bërë shumë krenarë kjo gjë. Ai ka fituar gati gjithçka që mund të fitohet, por Topi i Artë i mungon, do të dëshiroja që ai ta fitonte ai këtë vit, pasi e meriton”, tha 30-vjeçari.
Më pas Rakitiç foli edhe për të ardhmen e tij te Barcelona: Është shkruar shumë për një largimin tim, por nuk ka qenë asgjë e vërtetë. Ndihem shumë i lumtur te Barcelona, është një klub dhe qytet fantastik.