Programi, Kombëtarja i “liron” stadiumin Izraelit

Përgatitje taktike në fushë, analiza video dhe larg vëmendjes së syve kureshtarë të mediave. Por, mbi të gjitha një “bunker” për të mos lejuar asnjë rrjedhje informacioni, që mund t’i shërbejë rivalëve. Stërvitja e Shqipërisë, përpara ndeshjes debutuese ndaj Izraelit, në Ligën e Kombeve, do të vazhdojë në resortin “Tropikal” në Durrës.

Trajneri Kristian Panuçi ka vendosur, që përgatitjet të vazhdojnë në bregdet, aty ku përfaqësuesja është akomoduar. Të enjten, duke nisur prej orës 10:30 të paradites, Kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen e fundit. Kjo është një mënyrë për të përgatitur surprizën për Izraelin, me formacionin titullar dhe mënyrën e lojës, që do të mbahen sekret deri në momentin kur do të nisë përballja.

Një tjetër arsye, lidhet edhe me faktin që të mos dëmtohet fusha në “Elbasan Arena”, pasi aty do të zhvillojë stërvitjen e fundit edhe përfaqësuesja e Izraelit. Shqipëria do të spostohet në qytetin e Elbasanit vetëm pas dreke, ndërsa në orën 18:30, Panuçi do të zhvillojë konferencën për shtyp, ku do të shoqërohet nga kapiteni, që sipas gjasave pritet të jetë i rikthyeri Ansi Agolli.

Vetëm pas daljes përpara medieve të kuqezinjve, në ambientet e stadiumit do të paraqitet skuadra e Izraelit. Fillimisht trajneri Herzog dhe kapiteni i kundërshtarëve do të dalin në konferencën për shtyp dhe në orën 19:30, ekipi mik do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online