Rakitiç: Interi është i uritur, por ne jemi Barcelona!

Mbrëmja e sotme na rezervon një supersfidë në “Camp Nou”, e vlefshme për grupin B të “UEFA Champions League”. Barcelona do të presë Interin në një duel që shihet mjaft i rëndësishëm në këtë grup, ku ndodhen dhe Totenhem e PSV.

Lidhur me sfidën ka folur mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, i cili do të vendoset përballë tre shokëve të tij te kombëtarja kroate. Përballë tij do të jenë, Perishiç, Vërsaljko dhe Brozoviç. Kroati ka thënë se do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, pasi Inter është një ekip që luan me shumë dëshirë dhe kanë lojtarë të mirë.

INTER – “Nuk e pashë derbin e Milanos, por Perishiç më tha që ishte një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Gjithsesi, ai ishte mjaft i lumtur për fitoren. Mund ta shofësh që Interi është një ekip mjaft i uritur dhe mjaft entuziast. Ata kanë humbur një lojtar si Naingolan, por Rafinja më ka thënë se kanë një dëshirë të jashtëzakonshme për të dhënë më të mirën në Champions.

MESI DHE IKARDI – “Dëmtimi i Mesit është diçka që na penalizon, por pavarësisht se kemi humbur lojtarin më të mirë në botë, ne jemi Barcelona, plus Dembele është një lojtar shumë i mirë. Nuk më duket sikur Ikardi e ka për herë të parë pjesëmarrjen në Champions. Ai është një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Ai është një kapiten i vërtetë dhe Perishiç gjithashtu më ka thënë se ai është shumë i mirë”, përfundoi kroati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online