Dashuria për Juventusin nuk ka mbaruar, tifozët irritohen me Pogban

Në verë u përfol për një transferim të mundshëm për Pol Pogba te Juventusi, por diçka e tillë nuk u realizua. Mediat aluduan se francezi mund të tundohej nga kalimi i Ronaldos në Torino dhe mund të kthehej sërish tek bardhezinjtë.

Dashuria për Juven duket se nuk është shuar, pasi menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme mes Juves dhe Mançester Junajdit, mesfushori ka nxituar që të pozojë me disa nga shokët e tij bardhezinj. Në një foto të postuar, ku Pogba është me Kuadradon, shihet se kampioni i botës ka në dorë një çantë me dhurata.

Kjo gjë nuk u ka pëlqyer tifozëve të “Djajve të Kuq”, të cilët e kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre në drejtim të yllit francez edhe në komente. Pogba nuk po kalon një periudhë të mirë në Angli, teksa veç përplasjeve që ka me trajnerin, tani duhet të sheshojë dhe pakënaqësitë që kanë tifozët. Zërat për një largim të mundshëm të Pogbas në janar sa vinë e shtohen, por mund të mos jetë vetëm “Zonja e Vjetër” që e pret, pasi edhe Barcelona ka shfaqur simpatinë se saj hapur për mesfushorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online