Gjigantët e Premier Ligës, Mançester Junajtid kanë nisur bisedimet me me mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabio. 24-vjeçari ka qenë në qendër të polemikave në Francë gjatë muajve të fundit dhe u pezullua nga klubi, pasi ai refuzoi të rinovonte. Kontrata e tij skadon në verë dhe shumë klube janë vënë pas tij.
Francezja “TF1” raporton se “Djajtë e Kuq” kanë biseduar për kontratën e Rabio me agjentin e këtij të fundit. Bisedimet janë në fazë të avancuar, ndërsa Rabio kishte oferta nga Barcelona dhe Totenhemi në janar.
Mesfushori nuk ka marrë ende asnjë ofertë që i afrohet kërkesave të tij, por Junajtid i ka ofruar atij një pagë prej 10 milionë euro në sezon, me një bonus nënshkrimi prej 5 milionë eurosh. Një ofertë që me shumë gjasa do e bindë francezin të nënshkruajë, ndërsa firma është çështje ditësh.