Drejtuesit e PSG vazhdojnë të punojnë në merkato për të përforcuar ekipin e Tuhel. Paratë nuk janë aspak problem për klubin francez dhe objektivi i madh është formimi i një skuadre të denjë për fitimin e Champions Ligës.
Kampionët e Francës ndjekin shumë lojtarë, por së fundmi ata janë përqendruar te porta. Sipas raportimeve të “The Sun”, dëshira e madhe e PSG quhet David De Gea. Spanjolli ishte pranë rinovimit të kontratës me Mançester Junajtid gjatë këtyre ditëve, por ai mund të përfundojë në kryeqytetin francez sezonin e ardhshëm.
Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” përfundon në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet me parametra zero. PSG është gati t’i ofrojë një kontratë të parefuzueshme 28-vjeçarit me një rrogë prej plot 350 mijë eurosh në javë! Diçka e tillë mund ta shtyjë Bufonin drejt largimit, me italianin në dyshim midis tërheqjes apo vazhdimit të një eksperience tjetër.