Shqetëson Siti, por Milani ka një avantazh për Evertonin

0

Everton vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të Milanit për në verë. Sulmuesi i Gremios vlerësohet rreth 40 milionë euro, por klauzola e largimit të tij është dyfish, pra 80 milionë euro.

Garës për 23-vjeçarin i është bashkuar edhe Mançester Siti. Siç raporton “Globo Esporte”, kampionët në fuqi të Anglisë e pëlqejnë shumë sulmuesin brazilian dhe janë gati të shpenzojnë për ta transferuar në ishull.

Nga ana tjetër, Milani ka një avantazh. Agjent i Evertonit, i cili tundohet nga ideja për të luajtur me ekipin e “Djallit”, është Gilmar Veloz. Ky i fundit ka raporte shumë të mira me kuqezinjtë, sidomos me Leonardon. Ai ishte agjenti i Patos në vitin 2007 dhe atëherë ndikoi shumë në transferimin e sulmuesit nga Internacionali te Milani.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.