PSG nën presion nga UEFA, talenti shitet në Gjermani

PSG ka hasur jo pak probleme me UEFA-n gjatë muajve të fundit. Shumat kolosale që kampionët e Francës shpenzuan për të afrimet e Nejmar dhe Mbape dy vite më parë, tani i kanë vënë me shpatulla mbas murit.

Pak muaj më parë “afp”, raportoi se UEFA i kishte dhënë një ultimatum PSG-së. Klubi në pronësi të familjes mbretërore të Katarit duhet të shesë të paktën 60 milionë euro lojtarë gjatë kësaj merkatoje, në të kundërt UEFA mund të ndërmarrë masa ndëshkimore siç është përjashtimi nga Champions League dhe Europa League.

Ky problem është adresuar me shpejtësi nga kampionët e Francës. Sulmuesi i talentuar Abu Diabi u shit te Bajer Leverkuzen për 15 milionë euro. Talenti i radhës që pritet të largohet nga Parisi është mesfushori Kristofer Nkuku.

21-vjeçari është pjesë e ekipit të parë prej katër sezonesh, por asnjëherë s’ia ka dalë të marrë minuta të kënaqshme. Sipas “L’Equipe”, PSG po negocion me RB Lajpcig për shitjen e kartonit të lojtarit për vlerën e 15 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online