Ofertë faraonike nga Kina, ylli i Interit bën gati valixhet!

Interi ende nuk ka zyrtarizuar asnjë blerje për këtë merkato edhe pse është spekuluar për të firmosur me disa lojtarë. Lëvizja e parë për afatin kalimtar duket se do të vijë nga brenda klubit, ku do të ketë një largim të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Ivan Perishiç, i cili ka bërë gati valixhet për t’u nisur drejt Kinës së largët. Shkak për këtë është bërë një ofertë faraonike e ardhur nga Shangai Shenua. Kinezët i ofrojnë kroatit një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë 3-vjeçare.

Interi gjithashtu do të ishte mjaft i kënaqur, pasi për zikaltrit, Shangai ka gati 25 milionë euro. Perishiç është lidhur më parë edhe me emra si Arsenal apo Mançester Junajtid, por me sa duket karriera e tij do të vijojë larg Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online