Gjithçka e kryer, Milani “mposht” Bajernin dhe bën blerjen e dytë!

Milani pasi zyrtarizoi trajnerin e ri Marko Xhampaolo në krye të ekipit, është pëerqendruar krejtësisht te merkato tashmë. Kuqezinjtë kanë siguruar shërbimet e Rade Kruniç fillimisht, i cili do të blihet nga Empoli për 8.5 milionë euro.

Përveç mesfushorit boshnjak, duket se Maldini ka dhe një tjetër dhuratë për Xhampaolon. Bëhet fjalë për Ozan Kabak. Mbrojtësi i Shtutgartit duket se do të jetë blerja e dytë e Milanit.

Diçka të tillë e kanë konfirmuar edhe mediat në Gjermani, me kuqezinjtë që do të paguajnë klauzolën prej 15 milionë eurosh. Bajerni i Mynihut ishte i interesuar gjithashtu për 19-vjeçarin, por me sa duket Milani është treguar më këmbëngulës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online