PSG i beson eksperiencës, gati rinovimi me veteranin e mbrojtjes

Dani Alvesh zgjodhi Parisin për të vijuar karrierën e tij dy vite më parë, duke kaluar në radhët e PSG-së. Braziliani ka bërë paraqitje të mira për francezët këto dy sezone, pavarëisht se dëmtimet kanë qenë një faktor që e kanë shqetësuar disi.

Kontrata e 35-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe duket se drejtuesit e PSG-së janë të bindur për ta mbajtur mbrojtësin në ekip, të paktën edhe për një vit tjetër. Siç është raportuar së fundmi nga mediat në Francë, Dani Alvesh ka marrë një ofertë për rinovimin e kontratës.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, me brazilianin që do të hedhë të zezën mbi të bardhë, edhe pse ka ende diskutime, sepse Alvesh kërkon rinovim për 2 sezone. 35-vjeçari vijon të konfirmohet që mund të luajë në nivele të larta, pavarësisht moshës së madhe që ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online