“Zgjohet” Xhelal Mziu: Kamza ka stadium me standarde europiane!

Klubi i Kamzës u përjashtua nga Superliga, duke u zbritur në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm, vendim ky, që u mor nga Komisioni i Disiplinës, pas akteve të dhunës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në përfundim të ndeshjes Kamza-Laçi.

Tashmë, ekipit nga periferia e kryeqytetit, do t’i duhet ta nisë nga Kategoria e Dytë sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, së fundmi, në një postim në Facebook, ka qenë Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i cili ka reaguar, duke shkruar për stadiumin moder që ekipi i Kamzës ka. Kryebashkiaku e ka cilësuar stadiumin si një ndër më modernët në Shqipëri.

Ja deklarata e Xhelal Mziut në Facebook: “Stadiumi i Kamzës i gatshëm për të zhvilluar ndeshjet, ekipi i Kamzës i përjashtuar padrejtësisht nga Superliga. Ndonëse ekipi i Kamzës është përjashtuar padrejtësisht nga Superliga duke zbritur dy kategori më poshtë, vijon përkujdesja ndaj terrenit të stadiumit dhe fusha është e gatshme, brenda të gjitha standardeve bashkëkohore për të zhvilluar ndeshjet e futbollit. Stadiumi i Kamzës është në gjendje të mirë për të zhvilluar ndeshje të ndryshme. Administrata e stadiumit ka vijuar punën për mirëmbajtjen e terrenit sportiv ku vëmendje të veçantë i ishte kushtuar tapetit, dhe këto ditë është punuar mbi tapet për ruajtjen e tij si dhe mirëmbajtja e barit të fushës. Gjithashtu është punuar edhe në drejtim të infrastrukturës e shkallëve të stadiumit në tribunën kryesore dhe në tribunat përballë. Një standard Evropian ka tashmë i stadiumi i Kamzës, i cili mbetet një ndër më modernet në Shqipëri”, kështu shkruan Kryebashkiaku i Kamzës në rrjetet sociale, por tashmë i gëzohet stadiumit, jo skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online