Marini: Lenjani u tregua gjaknxehtë, këtë nuk e ka bërë as Baloteli

1

Menaxheri i njohur shqiptar, Elton Marini, ka qenë i ftuar në emisonin “Pressing” në “ABC Neës”, ku ka folur në lidhje me veprimin e Ermir Lenjanit për të mos pranuar ftesën e kombëtares dhe statusin e mëpasshëm në “Instagram” të lojtarit.

“Nuk jam dakord fare me statusin e Lenjanit. Nuk e kuptoj përse një trajner duhet të ketë urrejtje. Lojtarët kanë qejfmbetje. Kjo ndodh dhe në kombëtare dhe në klube.”

“Janë disa elementë te statusi i tij që nuk më pëlqejnë, nuk më duket korrekte ky status. Njerëzit s’duhet të marrin vendime në gjaknxehtësi e sipër. Ai është një futbollist karriere, pra ka vite që luan futboll”

“Kemi rastin e Balotelit te Italia. Shumë herë nuk është grumbulluar, nuk mbaj mend që Baloteli të ketë bërë statuse të tilla kundër Kontes”, tha Marini.

 

View this post on Instagram

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

A post shared by Ermir Lenjani (@lenjaniermir) on

You might also like
1 Comment
  1. Drini says

    Qenka dhe manaxher i njohur zoteria! po ku krahasohet psikopati balotel me Lenjanin? Pastaj e kemi pare te gjithe qe Panuci e ka injoruar ate qe prej 2 vitesh. Kjo ne nje kohe qe ne pozicionin e tij ata qe jane provuar jane deshtake. Mos te harrojme kontributin me gola dhe asiste te Lenjanit ne kualifikimin per europian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.