Presidenca e re ndikon në merkato, Kieza “prangoset”

Familja Dela Vale e shiti klubin e Fiorentinës dhe presidencën e klubit vjollcë e mori biznesmesni Roko Komiso. Ky i fundit foli për mediat italiane sot, ku më shumë u ndalua tek e ardhmja e yllit të skuadrës, Kieza:

“Unë jam shumë i lumtur, kemi mbyllur në më pak se tre javë, kemi nënshkruar marrëveshjen në një periudhë shumë të shkurtër. Stadiumi i ri? Nuk shkojmë në detaje, kam ardhur në Itali për të mësuar, atëherë unë do t’ju jap përgjigjet”.

“Kieza? Unë do të bëj çmos për ta mbajtur atë këtu. Shpresoj që tifozët të më mirëpresin. Dua të sigurohem që kur të shkoj në stadium, të gjithë janë krenarë për punën që do të bëjmë. Unë nuk bëj premtime që nuk mund ta mbaj, punoj hap pas hapi. Ju duhet të më jepni kohë, është investimi im i parë në Itali”.

“Objektivi? Ne duam të sigurohemi që ne të qëndrojmë në Serie A (qesh). Montela? Unë nuk kam biseduar me të ende. Europa? Ne shpresojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online