Prag Superkupa, Juventus me një mungesë me peshë

Juventusi dhe Milani do të përplasen me 16 janar në kryeqytetin e Arabisë Saudite për të diskutuar mes tyre Superkupën e Italisë. Një ndeshje, që pritet me interes të madh, sidomos te Milani, pasi në ekipin kuqezi me shumë gjasa do të debutojë blerja më e re, Lukas Paketa.

Ndërkohë, te Juventusi nuk duan ta humbasin mundësinë për të fituar dhe për të marrë hak, pasi në ndeshjen e fundit të luajtur mes tyre, Milani fitoi me 11-metërsha. Gjithsesi, kur kanë mbetur vetëm disa ditë nga sfida, në kampin bardhezi marrin një lajm të keq.

Mario Manxhukiç me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Alegri, pasi në stërvitjen e ditës së sotme, kroati ka pësuar një dëmtim. 32-vjeçari ka marrë një dëmtim në kofshë dhe nga raportimet në media, thuhet se nuk do të jetë në Superkupë. Një mungesë mjaft me peshë për “Zonjën e vjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online