FOTO | Perla e Arbër Zenelit përmes… tre fotografive

Arbër Zeneli është lojtari më produktiv te skuadra holandeze e Herenvenit dhe statistikat e tregojnë këtë gjë. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës ka tërhequr interes nga shumë skuadra të njohura, me Gallatasarajn që e kërkon me ngulm.

Gjithsesi, për momentin Zeneli është lojtar i Herenvenit dhe te skuadra holandeze, po shkëlqen. Edhe në takimin e sotëm miqësor përballë Ingolshtadit të Mërgim Mavraj, Zeneli ishte protagonist.

Sulmuesi i Kosovës shënoi një supergol nga goditja e dënimit, duke treguar dhe njëherë tjetër klasin e tij. Edhe faqja zyrtare e Herenvenit në Instagram ka postuar tre foto, të cilat tregojnë momentin e realizimit të supergolit që Zeneli shënoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online