“Po erdhe tek Atalanta, të dhuroj numrin 10”, ftesa origjinale e Papu Gomez për yllin e… Bajernit!

Atalanta është një nga ekipet më të mirë të 3-4 viteve të fundit në Serie A. Diferenca me Juventusin dhe Napolin është e madhe, por ekipi i Gasperinit po lufton fort për një vend në Champions Ligë. Dy sezonet e fundit ata arritën të kualifikohen në Europa Ligë, ndërsa tashmë ambiciet janë shtuar.

Milani i vendit të katërt është vetëm tre pikë larg, ndërsa ekipi i Berishës dhe Gjimshitit po bën një kampionat shumë të mirë. Pjesa e parë me Romën ishte e dobët dhe miqtë shënuan tre herë. Kastanje shënoi për Atalantën në fundin e pjesës së parë, ndërsa Toloi dhe i zakonshmi Zapata dërguan tifozët në ekstazë me golat e tyre.

Pikë me vlera për Atalantën dhe goli i 15 në kampionat për sulmuesin kolumbian, i cili ndodhet në një formë të mrekullueshme. Zapata ka ndarë lumturinë e tij me tifozët në rrjetet sociale, ndërsa në bisedë janë përfshirë dhe Hames Rodrigez dhe Papu Gomez.

Rodrigez dhe Zapata me kombëtaren e Kolumbisë

Ylli i Bajernit ka komentuar në postimin e patriotit të tij duke vlerësuar Zapatën me “emoji”, ndërsa ka komentuar dhe Papu Gomez. Komenti i kapitenit ka bërë të ëndërrojnë për një moment tifozët e Atalantës.

Hames, nëse dëshiron të provosh futbollin italian, Atalanta është shtëpia jote. Të dhuroj dhe numrin 10, nëse e dëshiron”, komenton Papu Gomez. Një ftesë origjinale dhe e sinqertë e kapitenit, ndërsa tashmë pritet “përgjigja” e fantazistit kolumbian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online