Dinamo e fiksuar pas “ish”-ëve, rikthehet mbrojtësi

0

Dinamo hapi merkaton e dimrit duke rikthyer një “ish” si sulmuesi Erald Kolgega. Afrimi i dytë i  kryeqytetasve është një tjetër “ish”. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ervis Kaja, i cili rikthehet te “nëndetësja” blu pas gjashtë vitesh.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, bëhet e ditur se 31-vjeçari do të jetë pjesë e Dinamos deri në përfundim të sezonit aktual. Skuadra dinamovite është e mbushur me lojtarë të rinj dhe eksperienca Kajës është mëse e nevojshme për djemtë e Igli Allmuçës.

 

 

 

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.