Plas te Reali, Solari lë jashtë grumbullimit yllin e skuadrës

0

Shumë tifozë te Real Madrid janë befasuar kur kanë parë se në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin ndaj Romës mungonte emri i mesfushorit spanjoll Isko. E përditshmja spanjolle “MARCA”, raporton se nuk kemi të bëjmë me një dëmtim, por një zgjedhje teknike të trajnerit argjentinas.

Por, ky lajm nuk duhet të vijë si diçka  e papritur, pasi që prej emërimit të Solarit në krye të kampionëve në fuqi të Champions-it, Isko e ka nisur çdo ndeshje nga stoli i rezervave, diçka kjo që e ka mërzitur jo pak spanjollin.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë shpjegimi i Solarit lënien jashtë të yllit të skuadrës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.