Shumë tifozë te Real Madrid janë befasuar kur kanë parë se në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin ndaj Romës mungonte emri i mesfushorit spanjoll Isko. E përditshmja spanjolle “MARCA”, raporton se nuk kemi të bëjmë me një dëmtim, por një zgjedhje teknike të trajnerit argjentinas.
Por, ky lajm nuk duhet të vijë si diçka e papritur, pasi që prej emërimit të Solarit në krye të kampionëve në fuqi të Champions-it, Isko e ka nisur çdo ndeshje nga stoli i rezervave, diçka kjo që e ka mërzitur jo pak spanjollin.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë shpjegimi i Solarit lënien jashtë të yllit të skuadrës.
? ¡Nuestro once inicial contra el @ASRomaEspanol! #RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/1Rsml33n5p
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 27, 2018