“Plas” te Bajerni, Levandovski kërkon përballje me drejtuesit

Robert Levandovski prej vitesh është shënjestër e lajmeve të pafundme të merkatos, si dhe jo pak herë polaku ka qenë protagonist i momenteve të tensionit në skuadrën e bavareze. Së fundmi sulmuesi 29-vjeçar është bërë sërish qendra e vëmendjes pas përplasjeve që ka pasur me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë.

Lajmi bëhet i ditur nga media e njohur gjermane “Bild”, sipas së cilës polaku është akuzon dyshen drejtuese të Bajernit, Hënes-Rumenige për trajtim të padrejtë. Në plan të parë është e vështirë të kuptosh se përse mund të jetë mërzitur Levandovski, pasi ai është një titullar i padiskutueshëm, si dhe lojtari më i paguar i skuadrës me 18 milionë euro në sezon.

Përflitet se sulmuesi ka “shpërthyer” pas refuzimit të një oferte astronomike të ardhur në zyrat e Bajernit nga klubi i Real Madridit. Gjithsesi kontrata e polakut përfundon në vitin 2021 dhe tifozët bavarez nuk kanë asnjë arsye për  t’u shqetësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online