Dinastia “Beker” dhe djaloshi që realizoi ëndrrën e madhe të familjes!

Speciale nga Anton Cicani

Alison Beker. Një histori, një film, ndoshta që meriton më shumë se sa një “Oskar”. Sot ka shkruar një nga faqet më të rëndësishme të futbollit, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në historinë e topit dhe duke kaluar edhe një “përbindësh” si Bufon, që kaloi nga Parma te Juventusi në vitin 1999…

Portieri i Romës do të luajë sezonin e ardhshëm në tokën e Bitëllsave, pikërisht ai, një njohës i mirë i muzikës “së vërtetë” dhe jo asaj komerciale, ai që lexon biblën rregullisht, që lutet dhe që në Brazil e konsiderojnë edhe si një model: aspekti fizik i ka dhënë këtë avantazh të madh, edhe pse detyra e tij është të presë dhe jo ta presin në tapetin e kuq…

Risultati immagini per alisson becker muriel familia

75 milionë euro (rekord!) Kaq pagoi Liverpuli për të siguruar shërbimet e tij, duke i dhënë oksigjen arkave të Romës dhe duke i vendosur një etiketë të rëndë portierit të lindur në Novo Hamburgo, një komunë e shtetit Rio Grande do Sul, në Brazil…

Pikërisht aty ku nisi edhe historia e tij që do të përpiqemi të rrëfejmë…

Botërori 1998… Është vetëm 5 vjeç dhe, bashkë me të vëllain më të madh (10 vjeç), janë duke ndjekur Brazilin në gjysmëfinale me Holandën. Festë e madhe në shtëpi, në familje, ashtu si në ato anë përjetohet sa herë që Seleçao zbret në fushë për një Kupë Bote, sepse “futebol” është praktikisht një “fe”, një “ritual” dhe një besim i çmendur.

Immagine correlata
Alison (m) me te vellain Muriel

Tezja e tij ka përgatitur shumë gjëra të mira dhe ka mbushur tavolinën, por edhe një tortë të madhe. Ndeshja mbaron me penallti, i ati dhe xhaxhai janë duke qëndruar në ankth dhe janë çmendur. Nuk mund të durojnë dot atë presion, aq sa dridhen.

Kur Tafarel pret penalltinë e fundit, i ati ulëret fort “jemi në finale, jemi në finale” dhe hidhet me kokë te torta…

Atë moment, Alison Beker do ta mbajë mend gjatë, sepse aty nis historia e tij, e një djaloshi që ëndërronte t’i jepte të atit po atë gëzim në sy dhe zemër.

Dhe, 20 vite më pas, Alison do të debutojë në Kupën e Botës me Brazilin dhe në familjen e tij, festa do të ketë qenë dhjetëfish… Si mundet një portier që vjen nga një vend ku harmonia është simfonia e jetës? “Nuk kam qenë gjithmonë i qetë. Madje, nëse një i dërguar “scout” do të shkruante një raport mbi mua kur isha i vogël, atëherë do të ishte pak a shumë kështu: “Alison Beker: portier, 7 vjeç. i shkurtër. Nevrik. Qan shpesh”.

Image result for alisson becker familia

Ata që e kanë njohur e dinë, ashtu si e di edhe i vëllai Muriel, pesë vjet më i madh. Por, fati i Alison Bekerit ishte i shkruar. Motivi? E thjeshtë: e gjithë familja e tij kishte të bënte me rolin e portierit. i vëllai, e ëma që kishte bërë portierin te skuadra e volejbollit në shkollë, stërgjyshi kishte qenë portier në skuadrën e qytetit në një ekip diletantësh.  i ati ishte portier i skuadrës së kompanisë ku punonte.

Pra, rruga e shënuar edhe për Alisonin.

E megjithatë, te i ati shihte shembullin e duhur dhe i rrëfente të vëllait “dua të bëhem si im atë, pak i çmendur, por i përqendruar dhe i guximshëm”. Botërori 2002 në Japoni është ajo që ai do të mbajë mend gjatë… “Bashkë me tim vëlla, zgjoheshim herët, mëngjes, çokollata dhe qumësht, duke parë ndeshjet dhe Brazilin. Stërviteshim edhe në shtëpi, duke thyer shpesh orenditë dhe nëna sa herë na gjente bënte sikur nuk kishte parë gjë”, do të tregojë Alison.

alisson

Botërori 2002 dhe suksesi i Brazilit i dha atë shtysë që i mungonte: “Një ditë, dua të bëhem unë portieri i kombëtares dhe të fitoj!”. Nga dëshira në realitet, sigurisht, hendeku imagjinar është i madh, por Alison ia doli… Dhe, gjithçka nisi te Internacional i Porto Alegres, që e dalluan në një trofe për moshat, në një “Nike Cup”. Nga aty, ngjitja e madhe, titujt me skuadrën e Internacionalit dhe ato 10 minuta vetmi…

Risultati immagini per alisson becker brasil

Ishte hera e fundit që do të luante për Internacionalin dhe kishte fituar titullin. Skuadra futet në dhomat e zhveshjes dhe ai qëndron në portë, poshtë vendit të tifozerisë së tij… 10 minuta duke qarë, duke prekur barin, duke u lutur. Stadiumi ishte bosh, në shkallë tifoze ishte vetëm “heshtja”.

“I premtova vetes se do të kthehesha në Brazil pasi të kisha arritur suksesin në Europë”. Po shkonte te Roma, për 8 mln euro, Alison Beker. Një realitet i ri, një botë për t’u zbuluar. Nuk ishte e lehtë, aspak,edhe pse ai ishte bërë portieri i kombëtares së Seleçaos.

Risultati immagini per alisson becker internacional

Qëndron pas skenës, e cila i takonte Sheznit. Stërvitet fort dhe vuan disi largësinë nga familja dhe miqtë, si çdo amerikanolatin tjetër në Europë. E ka të vështirë, por shtrëngon dhëmbët, lexon biblën dhe kujton atë premtim që i bëri vetes: “Do të kthehem në Brazil pasi të kem fituar shumë në Europë!”.

Risultati immagini per alisson becker roma

Një sezon si portier i dytë, teksa në Romë e njohin vetëm si emër dhe as për fytyrë jo. Deri kur, Shezni vendos të largohet, duke firmosur me Juventusin. Kështu, skena i takon atij dhe çfarë performance! Viti bombastik, mes pritjeve të mrekullueshme, aftësive të tij dhe sidomos një ëndrre: për t’u katapultuar në një klub edhe më të madh: Champions League bëhet vitrina, deri në gjysmëfinale, ku skuadra që i heq ëndrrën do të bëhet skuadra e tij sezonin tjetër…

Image result for alisson becker kid

Alison Beker, djaloshi që hante çokollata dhe pinte shumë qumësht duke ndjekur Brazilin në shtëpi me të vëllain, doli më i forti i familjes! Tani, kapitulli është edhe më i bukur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online