Paratiçi fluturon drejt Londrës, jo vetëm Sarri në fokus

Fabio Paratiçi ka fluturuar drejt Londrës për të realizuar misionin Sarri. Juventusit i duhet të zgjidhë çështjen e trajnerit dhe drejtori sportiv ndodhet në ishull. Çelsi kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë 60-vjeçarin.

Sarri ne nje konference per shtyp

Bardhezinjtë nuk e kanë problem një shumë të tillë dhe janë gati për të paguar, në mënyrë që të zyrtarizojnë trajnerin e ri. Paratiçi do të marrë informacione edhe për Emerson Palmierin e Çelsit e Kieran Tripier të Totenhemit. I pari synohet për krahun e majtë dhe mund të vijë bashkë me trajnerin, ndërsa anglezi i Spurs pëlqehet për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Emerson Palmieri

Rikthehemi te Sarri. Mediat italiane janë të bindura që Abramoviç do e lirojë ish-trajnerin e Napolit që të rikthehet në Serie A. Manjati rus ka zgjedhur Frenki Lampard si trajnerin e ri dhe negociatat me ish-mesfushorin e madh kanë nisur.

Po nëse nuk arrihet akord me Sarrin? Juventusi do të kalojë te plani B. Ai quhet Zhoze Murinjo. Një opsion që kundërshtohet me forcë nga shumica e tifozërisë. Ata shpresojnë që Paratiçi të mos dalë “blof” dhe të rikthehet në Itali bashkë me Mauricio Sarrin, i cili pritet të jetë trajneri i ri i kampionëve të Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *