Junajtid triumfon në derbi, rrëmben objektivin kryesor të Sitit!

Mançester Junajtid duket se e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri, teksa në derbin e parë ndaj Mançester Sitit, atë të merkatos, ka marrë fitoren e parë.

Siç thuhet në mediat angleze dhe konfirmohet nga “Fox Sport”, Mançester Junajtid ka gjetur marrëveshjen me yllin portugez Bruno Fernandes. Ky i fundit ishte një objektiv i Sitit dhe dëshirë e Guardiolës, por me sa duket “Djajtë e Kuq”, janë treguar më të shpejtë.

Marrëveshja për transferimin e mesfushorit është arritur dhe në ditët në vijim pritet të kryhet edhe zyrtarizimi. Zërat në Angli bëjnë me dije, se tashmë Pogba do të ishte i lirë për t’u larguar nga “Old Trafford”, pasi vendin e tij do ta marrë Bruno Fernandes, i cili duket se do të jetë udhëheqësi i mesfushës së Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online