Nikolo Zaniolo bëri një sezon të shkëlqyer me Romën. Mesfushori italian nënshkroi për verdhekuqtë si pjesë e marrëveshjes me mesfushorin belg, Raxha Naingolan, që shkoi te Interi. Talenti ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, me Juventusin që shihet si ekipi favorit.
Raportohet se drejtuesit e Juventusit u takuan me Klaudio Vigorelin, agjentin e Zaniolos, në Milano. Zaniolo aktualisht po fiton vetëm 150 mijë euro në vit te Roma dhe po kërkon një rritje page të paktën 2.5 milionë euro. Roma mund të përdorë fondet që do të merrnin nga shitja e Zaniolos për të investuar në emra si Mauro Icardi, Huan Kuadrado dhe Matia Perin.